Raportohet se Gjykata e lartë e Francës ka vendosur të martën kundër lejimit të rrobave të banjës “burkini” që mbulojnë tërë trupin në pishina publike për arsye fetare, duke argumentuar se shkel parimin e neutralitetit të qeverisë ndaj fesë, përcjell albinfo.ch.
Derisa ajo vishet nga një numër i vogël i grave myslimane në Francë, burkini nxit debat të ashpër politik në vend.
Qyteti Grenoble votoi të lejonte gratë të vishnin burkini në pishina publike. Në të njëjtën kohë, qyteti votoi për lejimin e grave gjysmë të zhveshura në pishina.
Rregullat për veshjen në pishina publike në Francë janë strikte, për çka autoritetet thonë se janë për shkaqe higjiene.
Disa qytete të tjera lejojnë burkinit në pishina publike. qyteti Rennes është në mesin e tyre, por vendimi i tij u mor për të liruar rregullat e veshjes në përgjithësi dhe jo bazuar në shkaqe fetare.