Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi para pak çastesh se Franca e ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez.
“Ka ardhur koha. Kjo është arsyeja pse, besnik ndaj angazhimit historik, historik të vendit tim ndaj Lindjes së Mesme për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve”, tha Macron.
“Kjo është arsyeja pse unë deklaroj se sot, Franca njeh shtetin e Palestinës”, tha Macron, duke folur në një samit mbi një zgjidhje me dy shtete në Nju Jork.
Ky veprim vjen pas Britanisë, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë, të cilat e njohën zyrtarisht shtetin e Palestinës të dielën, duke shkaktuar kritika të ashpra nga Izraeli.
Disa vende të tjera pritet të deklarojnë mbështetjen e tyre më vonë sonte.