Postimi i tij i plotë:Kjo është mënyra e Kurtit për t’na e sjellë Zajednicën.
Në vend të një projekti për marrëveshje e paqe të përhershme, nxitë tensione që rezultat – në mos edhe qëllim – e kanë Zajednicën.Veprimet policore në veri, do t’prodhojnë barrikada, konflikt të përhershëm ose Zajednicë. Pra tri rezultate të mundëshme, secila më keq se tjetra. Secila në dëm të shtetit dhe e padrejtë ndaj qytetarëve – andej e këndej Ibrit.
Por këto s’kanë rëndësi për Kurtin dhe “patriotizmin” e tij të vonuar. Për të kjo është një rrugë e dy punë: edhe po e fashitë opozitën duke i rreshtuar të gjithë pro tij në këtë lojë ‘sovraniste’, edhe po i jep udhë dialogut drejt autonomisë serbe brenda Kosovës.Është tipike për një pushtetar me mendësi autoritare, që të krijojë tensione e armiqë të jashtëm, për të krijuar unitet të brendshëm rreth tij.
Zaten kur s’ke çka të thuash për qeverisjen e dështuar 2 vjeçare, streha më e mirë bëhet ‘patriotizmi’.