Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi , përmes një postimi ka reaguar pas zgjedhjes së kryesisë së re të LDK-së.
Ai th se spastrimi i Agim Veliut nga Kryesia e LDK-së është dëshmi që Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit.Ndërsa shtoi që në më pak se dhjetë ditë Abdixhiku i mori disa vendime të gjitha në favor të LVV-së.“Lumir Abdixhiku po vjen jo si një reformues i LDK-së. Por si një reformues i opozitës, për ta përshtatur këtë të fundit me nevojat e pushtetit.
Zaten, një nga elementet e pushteteve autoritare është shndërrimi i opozitës në një opozitë të kontrolluar, konstruktive e konformiste”, tha ai.Krasniqi gjithashtu tha se Derisa Vjosa Osmani është vegla e Albin Kurtit për ta kontrolluar Presidencën, Lumir Abdixhiku është vegla e tij për ta dobësuar dhe amortizuar opozitën”