Fronti i fuqishëm i ftohtë atmosferik erdhi gjatë orëve të hershme të mëngjesit duke shkaktuar ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore, lokalisht të dendura duke krijuar edhe shtresa dhe pamje shumë të bukura dimërore në Kosovë.
Në këto çaste kemi krijimin e ciklonit të fuqishëm në jug të Detit Adriatik i cili shtrohet shumë shpejtë drejt Detit Jon, Egje dhe pastaj drejt Detit të Zi deri në Ukrainë dhe Rusi duke shkaktuar stuhi të fuqishme shiu e bore.
Cikloni do të shkaktoi intensifikim të reshjeve të borës në Kosovë, veri dhe lindje të Shqipërisë dhe pak më vonë edhe në Maqedoninë Veriore. Priten reshje të dendura bore dhe shtresa të reja, ndërsa cikloni fuqizohet edhe më shumë rrugës duke shkaktuar reshje shumë të fuqishme dhe stuhi në Bullgari, Rumani, Turqi, Ukrainë e tutje.
Reshjet e borës do të zgjasin deri në orët e hershme të mëngjesit të së dieles, për të pushuar ku pastaj priten reshje të herëpashershme, lokale bore edhe në formë të rrebesheve të borës gjatë ditës së diele. Rrebeshet e borës janë të dendura, por afatshkurtra dhe vijnë nga vranësirat Cumulonimbus që janë fenomen i rrallë gjatë dimrit, por jo i panjohur. Ky fenomen gjatë verës shkakton rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e hëna rritje të lehta të temperaturave e në mbrëmje reshje të reja fillimisht bore. Me rritjen e temperaturave shndërrohen në reshje shiu e pastaj vonë të martën përsëri në fjolla bore./MeteoBallkan