Banorët e fshatit Dobërçan, kanë ofruar ndihmën e tyre në këtë moment solidariteti për familjet dhe qytetarët në nevojë të prekur nga tërmeti.
Për t’i ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti , janë mbledhur banorët e fshatit duke grumbulluar, ushqim, veshmbathje dhe gjësende të tjera të nevojshme.
Ky aksion i banorëve të fshatit Dobërçan, po rezulton tejet i suksesshëm, duke mbledhur ndihma për familjet e pastrehë në Shqipëri pas tërmetit të natës së mbrëmshme.