Fshati Haxhaj i Grykës së Karadakut i ka bërë mikpritje kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ata i thanë PO njëzëri listës së Lidhjes së Gjilanit, duke u zotuar se asnjë votë nuk do të shkojë për rivalët.
Në emër të shtabit zgjedhor të Degës dhe kandidatëve, simpatizantët e LDK-së në Haxhaj i ka falënderuar Avdyl Aliu, i cili tha se deputetët e ardhshëm të Gjilanit do ta bëjnë krenare komunën tonë, sikurse edhe Anamoravën, duke qenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Republikës.