Sot, kujtojmë 16 prillin e vitit 1999, kohë, kur në Malishevë, bie agresori pushtues, duke bërë dëbimin e tërë fshatit, vrasje e maltretimet më çnjerëzore.
Malisheva, ky vend i shenjtë që ka dhënë shumë për Kosovën, intelektual, patriot e heronjë të kohës, u vendos të pushtohej nga regjimi i armikut shekullorë, më 16 prill 1999, duke bërë që ky fshat të dëbohej në tërësi, të ketë vrasje e maltretime më barbare që mund t’i bëjë një regjim. Të rënët nga Malisheva heroike janë: Adem Salihu, Naser Neziri, Muhamet Ibrahimi, Avdi Mustafa dhe Hasan Mustafa, dëshmori i Kombit Abdulla Tahiri, Hidajete Shaqiri, Meleke Rashiti, dhe Ilmi Tahiri.
Deri sa në këtë vend dhe në këtë tokë, ka gjak të këtyre njerëzve, kurrë ky vend nuk do të zhbëhet, përkundër shumë dëshirave të personave të caktuar, qofshin ata të jashtëm apo të brendshëm. Ky vend do të jetojë përjetësishtë, më shumë se disa që po mendojnë. Ti kujtojmë me përjetësi të gjithë keta burra dhe këto gra, që agresori padrejtësishtë dhe çnjerëzisht, ia mori jetën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Malishevës!