Shumë automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë sot teksa lëviznin nga Gjilani në drejtim të Prishtinës, raporton Indeksonline.
Nuk dihet arsyeja e nxjerrjes në rrugë të këtyre automjeteve të blinduara të FSK-së, mirëpo dihet që nesër në kazermën “Adem Jashari’” mbahet ceremoni ushtarake në nderim të 21- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.
Kjo ceremoni mbahet, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë./Indeksonline/