Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të mbajë të premten, më 23 tetor, ceremoninë e betimit të rekrutëve të gjeneratës 02/2026.
Sipas njoftimit, ceremonia do të mbahet nga ora 15:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe mysafirë e familjarë të rekrutëve.
FSK-ja ka ftuar mediat që ta përcjellin ceremoninë./Arbresh.info










