Forca e Sigurisë s Kosovës, njofton qytetarët, se bazuar në planin e stërvitjeve me datën 10-11 tetor 2025 do të realizoj stërvitje ushtarake në zonën e Zhegovcit.
Po ashtu stërvitjet vazhdojnë edhe me datat 20-27 tetor në zonat: Zhegovc, Bresalc dhe Llabjan
FSK-ja, njofton se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje te këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake.
Qytetarët këshillohen për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe mos të kenë panik.