Kur jemi në përfundim të vitit, Forcës s ëSigurisë së Kosovës (FSK), i shtohen të arritura të shumta në fushën e ngritjes profesionale dhe të karrierës, thuhet në njoftimin e FSK-së.
“Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kapiten Dhurim Shemsedini ka përfunduar me sukses trajnimin e karrierës “Company Commander Course” në Republikën e Gjermanisë ku është trajnuar në fushën e udhëheqjes së kompanisë duke u vlerësuar me shërbim shembullor, gjithashtu pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami kanë diplomuar me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë, thuhet tutje në njoftim.
“Forca e Sigurisë së Kosovës po ngrit standardet e saj në nivelin e vendeve të NATO-s, duke treguar kështu përkushtimin e secilit pjesëtarë me pjesëmarrjen e tyre në shkollime, edukim e trajnime dhe duke treguar rezultate të larta në secilën fushë ushtarake, për të qenë të ndërveprueshëm me partnerët”. /2LONLINE/