Nënkryetari i LVV’së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e tij ka hyrë në garën zgjedhore me synimin për të siguruar 500 mijë vota, por përballë rezultatit përfundimtar, është e natyrshme të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunime të mundshme për formimin e qeverisë.
Konjufca tha se ftesa e LDK-së iu dërgua pas konsultimeve me komunitetin joshumicë në të cilin kanë qenë deri tash në koalicion.
“Ata kanë qenë pjesë e koalicionit. A janë të gatshëm të vazhdojnë me të njëjtën qeverisje, dhe pastaj kalohet te të tjerët që nuk kanë qenë, këta që kanë refuzuar dhe këta që edhe unë pajtohem se është më e vështirë arritja e një marrëveshje. Por, problemi është se nëse pakicat joserbe do të thonin jo atëherë kjo prodhon matematika tjera të koalicionit qeverisës.
Më mirë është të shkohet me rend dhe qasja e kryeministrit është që të shkohet me rend dhe e ka zgjedhur LDK-në që ti drejtohet të parës. Me thënë të drejtën është pak privilegjuese”.