Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi-Haziri, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se është funksionalizuar E-kiosku pranë administratës në Gjilan.
Ajo ka theksuar se E-kiosku ka qenë jashtë funksionit për një kohë, por tani të gjithë qytetarët mund të marrin shërbimet e nevojshme.
Postimi i plotë:
Shërbim i ri në Administratë
E-kiosqet që dikur komunës i kushtuan shuma të majme dhe për pak kohë në përdorim përfunduan në deponi, tani po rikthehen në funksion me shërbime të reja të integruara.
Pa kosto për komunën, pa ngarkesë për taksapaguesit, pa pagesë për qytetarët, shërbimi avancon në Administratën e Përgjithshme në Gjilan.
Të gjitha shërbimet e platformës E-Kosova tani mund t’i merrni në E-kioskun pranë objektit të Administratës.
Falënderoj stafin nga zyra e IT-së që me përkushtim u angazhuan në rikthimin e E-kioskut në funksion, nga një pajisje jashtë përdorimit, tani me shërbime shtesë për qytetarët.
Ka mundësi kur ka vullnet. Bashkë ndërtojmë standard të ri.