Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme, ku ka kërkuar nga qytetarët të vetëpërmbahen, të mos blejnë dhe të mos shërbejnë pa masa mbrojtëse.
Pas rekomandimeve të komunës, furra “ Vëllezërit Çoçaj “, ka marrë të gjitha masat e duhura duke respektuar vendimin, duke mos shërbyer pa masat mbrojtëse.
Furra “ Vëllezërit Çoçaj “, me rregullorën e re kanë thënë nëse nuk kemi dorëza dhe maska mos pranoni shërbim, por nëse edhe ju nuk keni dorëza nuk do të ju shërbejmë, pasi kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19.
Postimi i plotë:
Në përputhje me të gjitha masat e sigurisë dhe të higjienës,bazuar në rregulloren e re, “mos prano shërbime nëse NE nuk kemi dorëza dhe maska, as nuk do të ju shërbejmë nëse JU nuk i keni”.