Edhe këtë vit, siç është bërë traditë, Furra “Vëllëzrit Çoçaj” ofron ndihmë për familjet në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Çdo individ që njeh familje që kanë nevojë për bukë dhe nuk kanë mundësi t’i sigurojnë, mund të njoftojë furrën, e cila do të sigurojë bukë falas për ta.
Ky aksion humanitar ka për qëllim që sofra e askujt të mos mbetet e thatë gjatë këtij muaji të shenjtë.
Furra “Vëllëzrit Çoçaj” falënderon ata që po kontribuojnë në këtë nismë dhe ju dëshiron një agjërim sa më të lehtë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Furra “Vëllezërit Çoçaj”:
TRADITA VAZHDON
Si qdo vit që është bërë si traditë nga ne, çdo Ramazan, Kushdo që njeh ndonjë familje që kanë nevojë për bukë e nuk i kanë kushtet, ju lutemi ti njoftoni, që Furra “Vëllezërit Çoçaj” jep Bukë FALAS për familjet me nevojë përgjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, në mënyrë që sofra e askujt të mos mbetet thatë të paktën gjatë këtyre ditëve.
Zoti i shpërbleftë dhe ata që po i bashkangjiten nismës tonë dhe po kontribojnë sadopak në aksionin tonë humanitar.
Ju dëshirojmë agjërim sa më të lehtë.