Pronari i furrës “Roma” në Borçe të Beogradit, shqiptari Mon Gjuraj të premtën do t’u shpërndajë bukë falas bashkëqytetarëve të vet, njofton agjencia e lajmeve FoNet, transmeton Koha.net
Këtë veprim ai e bën në ditën e parë të punës pas asaj që ndodhi të shtunën e kaluar, kur para furrës së tij u organizua një protestë, për shkak se gjoja në rrjetet sociale njëri nga të punësuarit, vëllai i pronarit, në profilin e tij në Instagram , shfaqej në një foto të vjetër dy vjeç me simbolin e shqiponjës dykrenare.
Siç raportojnë mediat e Beogradit, Mon Gjuraj ka kërkuar falje publikisht për shkak të fotos së të vëllait dhe ka deklaruar se ai vetëm dëshiron të vazhdojë jetën e punën e vet si deri më tash.
Furra “Roma” ka nisur punën më 2012 dhe aktualisht ka të punësuar dhjetë njerëz, ndërsa gjatë shtatë vjetëve pronari ka mbështetur me donacione shumë aksione humanitare sipas raportimit të agjencisë.