Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila gjatë mandatit të saj është mbajtur mend vetëm për huqje të shumta, po vazhdon fushatën e saj në diasporë bashkë me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Periskopi.
Derisa Kurti e Gërvalla aktualisht janë në Zvicër, ministrja e Jashtme njoftoi se sot do të mbajnë organizimin e partisë “Guxo” për festën e 28 nëntorit, që ka përfunduar 10 ditë më parë.
Njoftimi i plotë i Donika Gërvallës:
Sot, në Kreuzlingen (Thurgau), së bashku me Kryeministrin Albin Kurti do të marrim pjesë në një takim të veçantë me mërgimtarët tanë, të organizuar nga Dega e Partisë Guxo në Zvicër.
🗓 7 dhjetor 2024, ora 18:00.