Futbolli i Kosoves nga “lloqi” i arave te viteve ‘90, sot po shkruan historine e re te tij.
Pas fitores ndaj Sllovenise, Kombetarja Dardane siguroi fazen Play Off drejt Kampionatit Boteror ne SHBA, Kanada dhe Meksike.
Gezimi, lotet dhe emocionet e futbollisteve tane e bene krenar gjithe kombin. Jemi edhe nje hap afer endrres se madhe Botërorit.
Kosova nisi nga zero para vetem 9 viteve. Vetem entuziazmi na mbante gjalle, por dale ngadale u ndertua nje kombetare qe sot i ben shume shtete ta kene zili.
Ne kete rrugëtim, nje rol te madh ka pasur edhe kryetari i FFKse, Agim Ademi. Pavaresisht fyerjeve, sulmeve dhe paragjykimeve te shumta nga gazetare e analiste, ai vazhdoi me profesionalizem dhe vizion.
Edhe ardhja e trajnerit gjerman Franco Foda u prit me kritika e dyshime, por puna e tij u pa ne fushe: rinovim i kombetares, afrimi i talenteve te rinj, perfshirja e lojtareve nga Superliga… dhe sot jemi ne Play Off.
Nuk mund te mohohet se ky sukses eshte i gjithe stafit te FFKse qe ka punuar pa u ndalur, si dhe futbollisteve tane te talentuar qe po deshmohen cdo dite e me shume. Ky eshte rezultat i nje pune te perbashket, i nje vizioni te qarte dhe i nje besimi te pathyeshem ne Kombetaren tone.
Vizioni, durimi dhe largpamesia e Agim Ademit po shperblehen. Sot, kur kemi arritur kete faze suksesi, shume kush hesht ndoshta te habitur nga rezultatet.
Por per te, keto nuk jane befasi. Jane rezultat i punes.
Dhe per ata qe nuk lane gje pa thene e pa shkruar kunder tij…
Ndoshta eshte koha te kerkojne falje.










