Bota e futbollit sot është në zi. Legjenda e Bayern Munich, Gerd Muller ka vdekur sot në moshën 75-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë klubi gjerman përmes një komunikate për media.
Ai vdiq sot në mëngjes në moshën 75-vjeçare.
Gerd Müller bëri histori me kampionët e Gjermanisë dhe ekipin kombëtar gjerman. Ai shënoi 566 gola në 607 ndeshje për FC Bayern dhe vendosi rekordin e paparë prej 365 golash në Bundesliga.
Ai gjithashtu siguroi golashënuesin më të mirë shtatë herë. Për reprezentacionin e Gjermanisë, ai shënoi 68 herë në 62 ndeshje.