Stadiumi i qytetit vazhdon të mos jetë në gjendje për t’u zhvilluar ndeshjet futbollistike.
Me këtë shkak, as fansat e dy skuadrave kryesore të Gjilanit, nuk po munden të rreshtohen në tribuna për t’i mbështetur ekipet e tyre të zemrës.
Por janë vetë futbollistët ata të cilët në mungesë të “ultrasëve”, po i kremtojnë triumfet e tyre me këngët e tifozëve.
Fitoren spekatkolare 4-0 ndaj Gjilanit, lojtarët e Dritës e festuan në zhveshtore, duke brohoritur vargjet e “Intelektualëve”
“Kërkush nuk e ka, një nafakë si na, me qenë intelektual e me dashtë klubin Drita”, kënduan “të Kaltërit” gjilanas.