Qesharake:
Futbollistët e Bashkimit të Gjilanit nuk udhëtuan fare për ta zhvilluar ndeshjen në kategorinë e seniorëve të grupit B ndaj Rinisë në Miradi të Fushë Kosovës, ndaj Komisioni Disiplinor kishte futur në inicim të disiplinës ekipin gjilanas.
Por, Gazetasheshi.com merr vesh se futbollsitët e këtij klubi nuk udhëtuan për ta zhvilluar ndeshjen e datës së 30 shtatorit, për shkak se kishin shkuar për ta ndjekur nga afër derbin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës të zhvilluar po të njejtën ditë dhe po të njejtin orar.
Sidoqoftë Komisioni Disiplinor pati mëshirë për KF Bashkimin, duke e shqiptuar me masën disiplinore të qortimit.
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi ; kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.10.2018 ditë e premtë ora 12,00 , shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë03-04.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;
V E N D I M E
KF “ BASHKIMI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosparaqitje në terren – fushë për të zhvilluar ndeshjen e javës së VI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; RINIA – BASHKIMI e paraparë për tëu zhvilluar me datë 30.09.2018 në Miradi të Fushë Kosovës ( raportet e zyrtarëve të deleguar në ndeshje );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 8 pika 4/b