Futbollisti gjilanas, Alban Rexhepi, i cili tani mbron ngjyrat e klubit të Vllaznisë së Pozhoranit, gjatë ndeshjes me KF Flamurtarin, gjatë ndeshjes kishte një shqetësim, pas konsultave dhe vizitës në QKUK, u konstatua se ai kishte një arrest kardiak shkruan Radio Star.
Përmes një komunikate, klubi nga Pozhorani kanë treguar se futbollistit gjilanas, Alban Rexhepit, tanimë atij i’u është vendosur një stendë.
Komunikata e plotë:
Sqarim,
Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari,Sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetsim me shëndet gjat zhvillimit të pjesëlojes së dytë,
Pas vizites ne QKUK,u konstatua që kishte një arrest kardiak,
Mjekët në qendrën klinike univerzitare intervenuan dhe vendosën një stendë.
Albani,tani eshte ne gjendje stabile,dhe ka filluar të e merr vetën,
Një faliminderim të veqant për intervenimin e shpejtë dhe të suksesshëm nga mjekët tanë.
Albanit shërim të shpejtë!/RADIOSTAR/
KF Vllaznia/Pozheran