Në ndeshjen e zhvilluar mes Besës dhe Kikës në Pejë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës ka ndodhur një skandal, pasi lojtari i Kikës, Vllaznim Jashari, është rrahur nga kryesia e klubit Besa.
Këtë informacion e ka publikuar vetë klubi i Kikës nga Hoshtogi i Kamenicës, ku ka lëshuar një komunikatë për media në Facebook në lidhje me rastin që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KF KIKA e dënon sjelljen e kryesisë së klubit Besa nga Peja, dhe referimin skandaloz nga gjyqtari kryesore i ndeshjes Fitim Sadriu.
Kika pas mbledhjes së mbajtur sot kryesia e klubit e ka analizuar lojën e sotme ndaj Besës nga Peja.
Në ndeshjen ndaj Besës, sot KF KIKA ka arritur të marrë një barazim me rezultat prej 1-1, ku gjithçka tjetër është zhvilluar, përveçse se futboll jo.
Prej minutës së 17’, kur kemi kaluar në epërsi me golin e Lirian Feratit, klubi i jonë menjëherë është nisur të dëmtohet nga gjyqtari i ndeshjes Fitim Sadriu, i cili nuk ka reaguar fillimisht ndaj grushteve për lojtarët tanë Mergim Kastrati dhe kapitenit Durim Biçkajt e në këtë rast, referi kryesorë nuk ka dhënë as karton të verdhë për lojtarët e Besës.
Si pasoj e vendasve në drejtim të referit, ky i fundit referon penallti në favor të Besës, e cila vetëm penallti nuk ka qenë.
Krejt në fund të ndeshjes, 5 minuta pa përfunduar ndeshja, është grushtuar lojtari i ynë Vllaznim Jashari nga anëtarët e kryesisë së Besës.
Vllaznim Jashari, pas dhunës së ushtruar në drejtim të tij nga anëtarët e kreysisë së Besës, është dërguar për në spital pa vetëdije.
Ai më pas është dërguar në shtëpi ku është duke u kuruar nga plagët që i ka marrur nga dhuna e ushtruar në drejtim të tij.
Prandaj, KF KIKA, e dënon ashpër sjelljen e kryesisë së Besës, dhe referimin skandaloz të Fitim Sadriut, dhe kërkon që të ndërmerren masa nga FFK-ja.
Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë sulmuesit tonë Vllaznim Jashari, dhe e presim të martën në ndeshje ndaj Vushtrrisë në kuadër të Kupës së Kosovës.
Gjithashtu në fund të takimit është sulmuar edhe Kryetari i KF Kikes, Naim Biçkaj, nga personat e njejtë të cilët e kanë sulmuar Vllaznim Jasharin.
Kryetari i klubit Naim Biçkaj është shprehur i zhgënjyer me mikpritjen e Besës në këtë ndeshje, duke thënë se sjelljet e klubit nga Peja, tregojnë pa pjekuri në futboll.