Gjilani shënoi një fitore tejet të rëndësishme në garën për titullin kampion, derisa në kuadër të xhiros së 31-të e mposhti Dritën me rezultat 2-0 dhe i’u afrua ‘bardhekaltërve’ në vetëm një pikë në kreun e tabelës, raporton Gazetasheshi.com.
Sebino Plaku dhe Adenis Shala realizuarn për gjilanasit që morën një fitore me shumë vlera.
Por, njëri ndër futbollistët më të dalluar të ndeshjes ishte mbrojtësi i krahut të djathtë i kësaj skuadre, Erlis Frashëri.
Ai festoi gjatë pas ndeshjes, teksa pati edhe një dedikim emocionues për babain e tij, i cili tashmë ndodhet në botën tjetër.
Dedikimi emocionues i Erlis Frashërit për babain e tij pas fitores ndaj Dritës