Sport Club Gjilani ka bërë me dije për gjendjen e lëndimit të futbollistit Blend Krasniqi, të pësuar para pak ditësh.
📣 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐌𝐁𝐈 𝐋Ë𝐍𝐃𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐁𝐋𝐄𝐍𝐃𝐈 𝐊𝐑𝐀𝐒𝐍𝐈𝐐𝐈𝐓
Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e futbollistit Blend Krasniqi, i cili u lëndua ditë më parë.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka pësuar çarje në meniskun lateral dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Blendit dhe presim më të fortë në fushat e blerta.
Zyra për shtyp
03 Prill, 2024