Nazim Gagica, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së në Gjilan me 43 në listë, ka shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen e autostradës, ku punimet kanë ngecur.
Ai ka theksuar se janë dhënë shumë data dhe premtime për hapjen e kësaj autostrade, por ato kanë rezultuar boshe, duke e lënë barrën më të madhe mbi banorët e Anamoravës.
Gagica ka kritikuar deputetët gjilanës, duke thënë se ata që nuk folën asnjë fjalë dhe ata që pritën të flasin për këtë autostradë, duhet të heshtin tani!
🗳️Nazim Gagica numër 43.
Statusi i plotë:
Autostrada e “pritjes”, duket si një rrugë pa fund, që i dihet fillimi por nuk i shihet destinacioni.
Ishtë një histori suksesi por që ka mbetur një testament i zhgënjimit dhe vonesave të pafundme.
Ata të cilët nuk folën asnjë fjalë dhe ata që prituan të flasin për këtë autostradë, të heshtin tani!