Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, bërë sot homazhe para lapidarit të dëshmorëve në fshatin Lladovë, në kujtim të të rënëve nga ky fshat më 2 prill të vitit 1999 shkruan Radio Star.
Më tutje Gagica tha se Lladova e Gjilanit gjithmonë ishte e rreshtuar krah veprimtarëve e atdhetarëve shqiptar.
Shkrimi i plotë:
Lladova e Gjilanit gjithmonë ishte e rreshtuar krah veprimtarëve e atdhetarëve shqiptar, që me dekada ishin në shërbim të atdheut.
Sot, në 25-vjetorin e rënies, bëmë homazhe e morëm pjesë në Akademinë Përkujtimore në kujtim e nderim të të rënëve të Lladovës për lirinë e Kosovës.
Lavdi heronjve e dëshmorëve të kombit!
Mirënjohës përjetë gjithë atyre që dhanë kontribut në secilën rrethanë historike!