Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ka vizituar degën e partisë në Nunberg shkruan Radio Star.
Gagica është shprehur i kënaqur me organizimin e degës së AAK-së, me idetë e tyre për të ardhmen e saj dhe shqiparëve të cilët jetojn në Gjermani.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakajn dhe anëtarin e kryesisë, Ilmi Mustafën, vizituam sot degën e Aleancës në Nunberg ku u pritëm nga kryetari Selim Hoti dhe struktura udhëheqëse e kësaj dege në Bavari.
Jam shumë i kënaqur të shoh një degë aq mirë të organizuar, unike dhe me ide të qarta për të ardhmen e saj dhe të shqiptarëve në Gjermani.
Degët e Aleancës në Gjermani tanimë janë bërë adresë e sigurt për bashkatdhetarët tanë.
Ju lumtë për çdo hap tuajin në interes të shqiptarëve në Gjermani dhe në shëbrim të atdheut!