Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me afaristin e humanistin nga Gjermania, Ilmi Mustafa, vizituan Komunën e Bujanocit.
Gagica gjatë vizitës së tij, u mirëpritë nga nënkryetari i saj Shqiprim Musliu, ku kanë diskutuar përgjithësisht për jetën e qytetarëve të Luginës, për proceset politike.
Shkrimi i plotë:
Sot, bashkë me anëtarin e kryesisë së AAK-së në Gjilan, afaristin e humanistin nga Gjermania, Ilmi Mustafa, vizituam Komunën e Bujanocit ku u mirëpritëm nga nënkryetari i saj, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, z.Shqiprim Musliu.
Diskuatum përgjithësisht për jetën e qytetarëve të Luginës, për proceset politike dhe me theks të veçantë për bashkëpunimin ndërmjet komunave të Luginës dhe Anamoravës, veçmas Gjilanit.
Përveç pozitës gjeografike, bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet nesh e imponojnë edhe lidhjet e shumta ndërmjet shqiptarëve prej kohësh. Pjesa më e madhe e të shpërngulurve nga Lugina është në Gjilan tani e sa vjet. Një pjese e tyre tanimë kanë edhe biznese të suksesshme dhe janë storie suksesi.
Do të ndërtojmë ura lidhëse edhe në të ardhmen në mënyrë që shqiptarët e Luginës të mos jenë komunitet i diskriminuar për shkak të proceseve të tejzgjatura dialoguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.