Do të vazhdojmë të sjellim qytetarët tanë në shpinë tonë të madhe – në AAK.
Dega e AAK s në Gjilan sot shënoi edhe një përvjetor të lindjes së saj, të rritës e suksesit; të përkushtimit, seriozitetit e qëndrimit dinjitozë përballë qytetarëve.
Ne u rreshtuam të parët krah kryetarit Ramush Haradinaj, sepse këtu në Gjilan, e kishim besimin e plotë në angazhimin e tij politik pas atij luftarak. Ne u rreshtuam krah Ramush Haradinajt e AAK-s, sepse kishim këtu Ahmet Isufin-njeriun tonë të dëshmuar në angazhimet ilegale politike; njeriun tonë në angazhimet luftarake për liri e çlirim në ballë të UÇĶ në ZOK. Ne kishim në ballë atëherë e sot, du njerëz, dy luftëtarë e komandantë të gatshëm t’i falen lirisë. Ne kishim atëherë e sot dy njerëz e politikanë të përkushtuar për lirinë, shtetin e Kosovës dhe rrugën e zhvillimit të saj. Ne kishim e kemi kryetarin tonë z. Ramush Haradinaj.
Ne kishim e kemi emblemën tonë në Gjilan, Ahmet Isufin..
Në majin e vitit të kaluar ne mbajtëm zgjedhjet, dhe tashmë të konsoliduar po ecim sigurtë në rritën tonë.z
Këtu në Gjilan ne po rritemi vazhdimisht me kuadro të reja,prifesionistë e figura politike të dëshmuara; po marrim besimin e merituar të qytetarëve, dhe natyrshëm jemi të vetmit që po rritemi.
Ne po rritemi kudo si Aleancë. Po rriteme në Gjermani me kryetarin Ukë Blakaj dhe me njeriun tonë Ilmi Mustafa, që kudo e kurdo po dëshmon vullnet e angazhim të pashoq. Ne po rritemi me njeriun e përkushtuar e atdhetarin Ismet Hyseni në Zvicër – njeriun kaherë të përkushtuar për AAK-n, për Kosovën.
Kryetari Haradinaj, deputetët e AAK s në Parlament e njerëzit e AAK -s kudo po dëshmojnë vetëdije e angazhim për shtetndërtim e zhvillim.
Në Gjilan; ne si Degë po ndjekim po këtë vijë konsistente, duke projektuar qytetin tonë si zonë me prioritet në zhvillimin ekonomik me ide e vizion të qartë; në zhvillim kulturor e sportiv ku shquhemi për vlera të jashtëzakonshme. Ne po ofrojmë vizion konkret, praktik, tëmundshëm zhvillimi. Ne po ofrojmë veten tonë, prandaj sot jemi më të besueshmit në Gjilan – besim që po e rrisim me prurje të reja, rritë të vazhdueshme e angazhime konkrete. Ne do të vazhdojmë të rritemi; do të vazhdojmë të sjellim qytetarët tanë në shpinë tonë të madhe – në AAK.
Gëzuar përvjetori!
Ju falemnderit të gjithëve për punën e angazhimin
Ju falemnderi e gëzuar!
Nazim Gagica
Gagica: Do të vazhdojmë të sjellim qytetarët tanë në shpinë tonë të madhe – në AAK
Ndani këtë artikull