Drejtori DKA-së, Nazim Gagica, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se nga java e ardhshme në shkollat e Gjilanit, fillon aplikomi i shërbimeve virtuale “ Mësojmë nga Shtëpia”, ky shërbim mundeson komunikimin, Mësimdhënës-Nxënës-Prind.
Postimi i plot:
Gjilani do të ofroj shërbime virtuale “Mësojmë nga Shtëpia”, përmes një web-aplikacioni i dedikuar për mësim nga shtëpia i cili do të mundësojë komunikimin; Mësimdhënës-Nxënënës-Prind.
Ky projket pritet të fillojë nga java e ardhshme, ku, në fazen e parë do të përfshihen shkollat me numër më të madhë të nxënësve ndërsa në fazën e dytë do të prfshihen të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit.