Sot shënohet 25-vjetori i çlirimit të Gjilanit, një ditë e rëndësishme për qytetin dhe banorët e tij shkruan Radio Star.
Për këtë përvjetor të veçantë janë organizuar aktivitete të ndryshme që kujtojnë dhe nderojnë sakrificën dhe guximin e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Gagica, së bashku me kolegët e partisë së tij, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Në këtë ceremoni të përkushtuar, ata kujtuan heronjtë dhe dëshmorët që dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot.
Gjilani ishte në ballë të organizimeve kundër regjimit serb, duke treguar rezistencë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm në momentet më të vështira të historisë së vendit.
Shkrimi i plotë:
Gjatë tërë historisë sonë, Gjilani ishte në ballë të organizimeve në kundërshtim të regjimit serb mbi shqiptarët. Krismat e para që paralajmëruan kryengritjen dhe luftën për liri, ishin nga kjo anë e cila ka dhënë shumë për lirinë e atdheut.
Sot, në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, me kolegë kujtuam e nderuam më meritorët për lirinë tonë, hëronjtë dhe dëshmorët. Guximi i tyre për sakrificë bëri që të ndodh lufta e po ashtu edhe liria.
E gëzofsh lirinë, Gjilani ynë i dashur!