Kryetari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka uruar për festën e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas shkruan Radio Star.
Ai në ‘Facebook’ tha se mbetet ende punë për tu bërë për respektimin e të drejtave të grave.
Shkrimi i plotë:
Gruaja shqiptare në secilën rrethanë historike ka dëshmuar se është e barabartë me burrin. Në luftë e në paqe, gruaja ka luajtur rol të jashtëzakonshëm.
Mbetet ende punë për tu bërë për respektimin e të drejtave të grave, porse si shoqëri kemi treguar kujdes të veçantë në këtë aspekt.
Urime 8 Marsi të gjitha grave shqiptare!