Drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica, është shprehur i lumtur pas hapjes së shkollës së Muzikës në komunën e Kamenicës shkruan Radio Star.
Gagica ka uruar nxënësit e asaj ane duke treguar se tanimë të gjithë nxënësit e Kamenicës dhe të asaj ane, do të vijojn mësimin në shkollën e re të Muzikës.
Shkrimi i plotë:
Jam shumë i lumtur që sot hapëm shkollën e Muzikës në Komunën e Kamenicës ( paralele e ndarë e shkollës së Muzikës në Gjilan).
Së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati, drejtorin e shkollës së Muzikës z. Kushtrim Jakupi, u.d. të drejtorit të DKA-së në Kamenicë z. Drilon Ramabaja, vizituam hapsirat ku nxënësit e kësaj komune do t’i vijojnë mësimet.
Falënderojmë Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri për përkrahjen dhe mbështetjen që dha në realizimin e ketij projekti të shumëpritur.
Falënderojmë Kryetarin e Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati për krijimin e kushteve shumë të volitshme për nxënësit të cilët do të vijonë mësimet në këtë shkollë.
Urime nxënësve të Komunës së Kamenicës të cilët mësimet do ti vijojnë tani në Komunën e tyre.
10.06.2021.