Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka reaguar pas ngritjes së çmimit për grumbullimin e mbeturinave shkruan Radio Star.
Gagica përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se komuna e Gjilanit nuk mund t’i ik përgjegjësisë së ngritjes së çmimit, është hisedare në “Eco-Higjiena”.
Shkrimi i plotë:
Pas ngritjes së çmimit për grumbullimin e mbeturinve nga 5 euro në 6 euro e 50 cent, Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, ka theksuar se “Komuna e Gjilanit është hisedare në kompaninë “Eco-Higjiena” dhe nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për ngritjen e çmimit të faturave për grumbullimin e mbeturinave, andaj institucionet përgjegjëse komunale duhet me vepru, jo me “vajtu”.