Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, Nazim Gagica, me numër 43 në listë, ishte sot i pranishëm në qytetin e Istogut, ku u mbajt një tubim madhështor i AAK-së.
“Pas Gjilanit dje, edhe Istogu sonte dëshmoi se është rreshtuar krah ‘Kosovës Fituese’,” theksoi Gagica, duke vlerësuar përkrahjen e madhe që po merr kjo nismë anembanë vendit.
Me emra të tillë si Bekë Berisha, Ukë Blakaj, Gentiana Gashi-Pepaj dhe Frashër Brahimaj, Istogu ka një mundësi të jashtëzakonshme për të siguruar përfaqësim të denjë dhe serioz në Kuvendin e Kosovës.
Statusi i plotë:
Kosova Fituese gjithandej po merr mbështetje të jashtëzakonshme.
Pas Gjilanit dje, edhe Istogu sonte dëshmoi se është rreshtuar krah Kosovës Fituese.
Me Bekë Berishën, Ukë Blakajn, Gentiana Gashi-Pepaj dhe Frashër Brahimaj, Istogu ka mundësinë ideale për të pasur përfaqësim serioz dhe dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.
137 ✅ për Kosovën Fituese!