Kandidati per deputet nga radhet e AAK-së, Nazim Gagica, ka reaguar me ironi ndaj përfundimit të ndërtimit të Urës së Badovcit, e cila u realizua pas plot 589 ditësh.
Në një postim, Gagica ka përqeshur vonesën e madhe, duke e quajtur ndërtimin një “arritje rekord” nga qeveria.
Sipas tij, ky është një shembull i qartë i mungesës së efikasitetit dhe përgjegjësisë në realizimin e projekteve publike.
Statusi i plotë:
Lajm i madh, ura e Badovcit po bëhet në një afat “rekord” prej 589 ditësh, një periudhë që ka thyer çdo rekord në historinë e re të infrastrukturës!
Po, është për t’u habitur se si një projekt kaq i rëndësishëm mund të marrë kaq shumë kohë – një shembull i shkëlqyer i menaxhimit të “efikasitetit”.
Ju lumtë, me siguri do ta përmendim si një nga arritjet më të mëdha e më të shpejta të realizuara të këtij shekulli!
Suksesi është i dukshëm, dhe fjalët janë të kota!
E gëzofshim!