Nazim Gagica drejtori DKA në Gjilan pas vendimit të qeverisë për masat e reja, përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se nga nesër 14.07.2020 do të pezullohet veprimtaria në qerdhet publike dhe ato private.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, me vendim të Qeverisë të datës 13.07.2020, pezullohet veprimtaria e çerdheve publike dhe private, duke filluar nga nesër date: 14.07.2020.
MASHT do të vazhdojë të plasojë aktivitetet ditore në platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme për moshën 0-6 vjeç” deri në fund të muajit korrik, të cilat lehtë mund të realizohen në kushte shtëpie. Me ndihmën e prindërve dhe edukatorëve, për fëmijët, kjo periudhë e vështirë do të bëhet më e lehtë dhe më cilësore.
Në vazhdimësi, ne do t’iu njoftojmë për vendime të reja përmes Drejtorive Komunale të Arsimit si dhe përmes Platformës “Edukimi në Distancë”.
Duke ju dëshiruar shëndet, MASHT bën thirrje t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës në parandalimin e Covid-19.