Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, Nazim Gagica, së bashku me kryetaren e Gruas së Aleancës, Zarife Asllani, kanë zhvilluar një vizitë të veçantë për të nderuar profesoreshën e respektuar, Mevlyde Zejnullahu, me rastin e pensionimit të saj.
Me këtë rast, ata i kanë shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në arsim për gati katër dekada, duke formësuar breza të tërë nxënësish.
Përveç rolit të saj si mësimdhënëse e përkushtuar, profesoresha Mevlyde ka qenë edhe një anëtare aktive e Aleancës në Gjilan, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin dhe zhvillimin e degës.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me kryetaren e Gruas së Alenacës në Gjilan, Zarife Asllani, vizituam profesoreshën e nderuar, Mevlyde Zejnullahu me rastin e pensionimit.
Me këtë rast i ndamë falënderim për kontributin e saj gati katër dekada në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Përveç si kolege në profesion, profesoresha Mevlyde ishte kolege e jona edhe në Aleancë prej formimit të degës e deri në pensionim. E falenderojmë përzemërsisht për kontributin e saj në secilin segment ku profesoresha ka kontribuar.
Urime ditëlindjen dhe pensionimin profesoreshë!
Mirënjohës e falënderues përjetë!