Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka pranuar sot një mirënjohje nga Shoqata “Hendikos”.
Kjo mirënjohje iu dha Gagicës si vlerësim për kontributin e tij në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku ka punuar për avancimin e të drejtave dhe krijimin e mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara.
Shkrimi i plotë:
I nderuar të pranoj mirënjohje nga Shoqata Hendikos në Gjilan nga kreu i saj, Fatmir Shurdhani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Mirënjohja vjen si rezultat i angazhimeve dhe gatishmërisë tonë ndër vite për të qenë afër këtyre kategorive të shoqërisë sonë.
Faleminderit nga zemra shoqatës dhe gjithë anëtarëve të saj për respektin dhe kontributin e dhënë vazhdimisht në interes të Gjilanit. Do të jemi bashkë dhe në mbështetje të gjitha kërkesat tuaja dhe të vendosur për t’i përmbushur obligimet tona në raport me këto kategori.