Familja Vokshi në përkrahje të programit zhvillimor “Aleancë me qytetarin” dhe për kandidatin për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjilan, Arlind Vokshi.
Bashkë me Shefin e Shtabit Zgjedhor në nivel qendror, Muharrem Nitaj dhe nënkryetarin e Aleancës, Ahmet Isufi biseduam për tema që kanë të bëjnë me lagjen dhe përgjithësisht Gjilanin.
Në mandatin tonë të ardhshëm katër vjeçar do të përfundoj infrastruktura rrugore në këtë lagje. Prioritet i yni është rregullimi i trotuarit dhe rrugës me komplet infrastrukturën përcjellëse nga shkolla fillore ‘Abaz Ajeti’ deri në dalje rrugës për Velekincë.
Do të rritet stafi mjekësor në Ambulantën e lagjes e cila aktualisht punon me orar të përgjysmuar. Do të punojë me kapacitet të plotë dhe do të rregullohet edhe infrastruktura për parking të veturave në oborrin e saj.
NG