Në përvjetorin e Betejës së Zhegocit – Kujtojmë, Nderojmë dhe Nuk Harrojmë!
Sot përkujtojmë me krenari dhe nderim Betejën heroike të Zhegocit – një ndër faqet më të lavdishme të qëndresës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut.
Kjo nuk ishte vetëm një betejë, por një qëndresë burrërore për tokën, nderin dhe lirinë.
Në këtë ditë, përkulemi me respekt të thellë para sakrificës së dëshmorëve që ranë në këtë betejë, duke u bërë dritë udhërrëfyese për brezat që vijnë. Gjaku i tyre është themeli i lirisë që ne sot e gëzojmë, ndërsa emrat e tyre do të jetojnë përjetësisht në kujtesën tonë kombëtare.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Zhegocit!
Nderim familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës!