Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka deklaruar se telenovela për miratimin e buxhetit përfundon nesër, duke shprehur optimizëm se, pas shtatë muajsh diskutimesh dhe vonesash, buxheti për vitin 2025 do të votohet në seancën e ardhshme.
Gagica theksoi se ky proces është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit dhe realizimin e projekteve që shërbejnë interesave të qytetarëve të Gjilanit, duke shtuar se si pozita ashtu edhe opozita kanë arritur të bashkohen për këtë çështje.
Statusi i plotë:
Telenovela për buxhetin përfundon nesër.
Në një demokraci, nuk ka standard apo kalkulim tjetër politik përveç shërbimit ndaj qytetarëve. Jam i lumtur që, për shtatë muaj, kemi qëndruar të palëkundur në qëndrimet tona për miratimin e buxhetit, dhe tani, edhe pozita edhe opozita po i bashkohen këtij procesi.
I bindur që nesër do të votohet buxheti i qytetarëve të Gjilanit, duke i dhënë fund kësaj çështjeje dhe duke hapur rrugën për realizimin e projekteve që i shërbejnë zhvillimit të komunës.