Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit, Hamdi Masurica.
Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj.
Mësuesi Hamdi nuk është më në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për përkushtimin e tij ndaj arsimit, si edukator e një mësimdhënës i përpiktë, punëtor i vendosur, koleg i pazëvendësueshem dhe mbi të gjitha një qytetar me virtyte të larta dhe reflektues i pozitivitetit maksimal.
Prandaj, personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë.