Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, Nazim Gagica ka bërë me dije se këtë të shtune nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura.
“Në mbledhjen, e cila është mbajtur me ftesë të Komisionit Parlamentar për Arsim, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e SBAShK-ut, pas diskutimeve të shumta, ministri Bytyqi, është pajtuar me propozimin e Komisionit parlamentar për arsim që edhe këtë të shtunë të mos ketë zëvendësim të orëve të humbura, por kjo të fillojë nga e shtuna e ardhshme”, ka thënë Gagica.
Sipas tij, për këtë, MAShT do t’i njoftojë edhe zyrtarisht Drejtoritë Komunale të Arsimit.