Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një postimi në facebook, ka treguar se të hënen do të filloj gjysmëvjetori i dytë për këtë vit mësimor.
Gagica ka apeluar nxënësi dhe mësimdhënësit, të jenë më më syçelë e edhe më të kujdesshëm.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar mësimdhënës e prindër!
Të dashur nxënës!
Siç tashmë e dini, të hënën më 18.01.2021 do të jetë dita e parë e mësimit në periudhën e dytë për këtë vit mësimor.
Do të jemi të gjithë në shkollë, në orar të rregullt dhe të plotë(përveç shkollave të mesme të larta të cilat vazhdojnë sipas skenarit ‘B’), por, gjithhershëm duke repsektuar masat anti-Covid dhe rekomandimet e IKSHPK, prandaj do të na duhet të gjithëve të jemi edhe më syçelë e edhe më të kujdesshëm, me qëllim të mbrojtjes së të gjithëve nga Covid 19.
Kemi bërë të gjitha përgaditjet e duhura që çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet, po megjithkëtë, të dashur nxënës e kolegë mësimdhënës – ju jeni në vijën e parë të luftës në të dyja frontet. Prandaj me besim presim angazhimin e përkushtimin tuaj; kujdesin dhe vetëmohimin, të tillë çfarë e kishit gjithnjë.
Ju duhet të vazhdoni të mbeteni heronjtë tanë në këtë përballje të dyfishtë.
Gëzuar rifillimin e mësimit!
Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja!