Kryetari i AAK-së, Nazim Gagica, sot ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Nezir Shurdhani, në 24-vjetorin e vrasjes.
Gagica ka thënë së më meritorët për lirinë, shtetin dhe gjithçka që sot kemi, janë të rënët.
Shkrimi i plotë:
Sot, në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit, Nezir Shurdhani, në 24-vjetorin e rënies, bëmë homazhe në vendin e rënies dhe tek Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan.
Më meritorët për lirinë, shtetin dhe gjithçka që sot kemi, janë të rënët. Vetëm ata e kanë kryer me sukses e me nder detyrën ndaj atdheut.
Për ne të gjallët sot e për secilin brez në të ardhmen, të rënët do të shërbejnë si motiv dhe udhërrëfyes për punë të ndershme e në shërbim të interesit të përgjithshëm.
Lavdi jetës dhe veprës së Nezir Shurdhanit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut!