Në përvjetorin e 28-të të ndarjes nga jeta, Nazim Gagica përkujton me respekt dhe mirënjohje veprën dhe figurën e Prof. Dr. Xhavit Ahmetit, një nga emrat më të shquar të çështjes kombëtare dhe shkencës në Kosovë.
Si veprimtar i dalluar, vizionar dhe shkencëtar i përkushtuar, Prof. Ahmeti la pas një trashëgimi të vyer që frymëzon brezat e rinj për angazhim dhe përkushtim ndaj lirisë dhe përparimit të vendit.
Ai mbetet një simbol i ndershmërisë, punës së palodhur dhe intelektualizmit të shquar për Gjilanin dhe mbarë Kosovën.
Shkrimi i plotë:
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë e nderojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, vizionarin e urtë e shkenctarin më të madh që kishin këto treva, Prof. Dr. Xhavit Ahmeti.
Jeta dhe vepra e profesor Ahmetit ishin një shtytje për brezat e rinj për të punuar e mobilizuar për lirinë e Kosovës. Ai mbetet shembulli më i mirë i njeriut të ndershëm e punëtorë, të palodhshëm e intelektual.
Lavdi jetë e veprës së kimistit gjilanas, Prof. Dr. Xhavit Ahmeti!