Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, Nazim Gagica, së bashku me kryetaren e Gruas së Aleancës, Zarife Asllani, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Komunës, z. Kushtrim Kadriu.
Takimi u fokusua në çështje kyçe që prekin interesin e qytetarëve, përfshirë arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe sportin, infrastrukturën rrugore, si dhe funksionimin e Kuvendit të Komunës.
Diskutimet u theksuan sidomos mbi nevojën për zgjidhjen e çështjes së buxhetit komunal, një temë jetike për të ardhmen e qytetarëve të Gjilanit.
Statusi i plotë i Nazim Gagicës:
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me kryetaren e Gruas së Aleancës, Zarife Asllani, kanë pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Komunës, z.Kushtrim Kadriu. Është biseduar për tema me interes për qytetarët tanë; arsimin, shëndetësinë, kulturën e sportin, infrastrukturën rrugore si dhe me theks të veçantë punën e Kuvendit.
Kryetari Gagica ka kërkuar nga i pari i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, që të gjejë rrugëdalje në mënyrë që të mbyllet tema e buxhetit komunal si nevojë për qytetarët e Gjilanit. Po ashtu, Gagica ka kërkuar respektim të rekomandimeve të Qeverisë përkatësisht MAPL-së lidhur me buxhetin e propozuar si dhe harmonizimin e qëndrimeve mes ekzekutivit dhe legjislativit.
Aleanca asnjëherë nuk ka qenë pengesë për tema me interes për qytetarët, nuk do të jetë as tani e në të ardhmen. Aleanca vazhdon të mbetet gardiane e pakompromisë e interesit qytetar.